Llumnica: Në 15 minutat e para Roma ishte në defanzivë të plotë

by admin
Spread the love

Roma është fituese e trofeut të “UEFA Conference League.

Skuadra italiane arriti që ta mposhtë ekipin holandez Feyenoord, me rezultat 1:0.

Për golin e epersisë realizoi Nicolò Zaniolo, në minutën e 31-të.

Njohësi i futbollit Ardian Llumnica, tha në Klan Kosova se se në 15 minutat e para romakët ishin në defanzivë të plotë në 15 minutat e para të ndeshjes.

“Një Romë që në 15 minutat e parë ishte total e mbyllur në defansive dhe e atakoi shumë Feyenoordi, dhe krejt kthesa e lojës u bë pas minutësh së 17-të kur ai zëvendësimi i detyrueshëm me Oliveran që e ndërroi konceptin e lojës. Dhe tek në minutën e 31-të erdhi goli”-tha Llumnica.

Ai theksoi se trajneri i Romës Jose Mourinho, edhe e ka luajtur finalen por edhe e ka fituar.

“Ka deklaruar Mourinho para ndeshjes që “Finalja duhet të fitohet dhe nuk duhet të luhet”. Në syrin e tifozit kjo duket kështu, por në zejen e trajnerit kjo është edhe e lozur por edhe e fituar sepse dihet për rëndësinë e kësaj dhe trajnerët zgjedhin për mënyrën se si do të arrijnë tek trofeu” – theksoi ai.

Roma ka arritur që të fitojë një trofe evropian pas 32 vjetësh.

You may also like