Llogaritë, ja si Shqipëria mund të arrijë vendin e parë në grup

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Izraelit me misionin hakmarrje dhe mbi të gjitha për të mbajtur gjallë shanset për vendin e parë të grupit në Nations League. Starti i kuqezinjve nuk ka qenë më i miri i mundshëm dhe situata është delikate për shkak të mungesave të shumta në të gjitha repartet.

Mirëpo djemtë e Edi Rejës do të bëjnë gjithçka për të marrë fitoren në Tel Aviv, sepse ajo është rruga e duhur për të marrë vendin e parë. Deri në fundin e këtij edicioni kanë mbetur vetëm 2 ndeshje dhe më interesante është që Islanda me Izraelin nuk luajnë më mes tyre, por vetëm kundër shqiponjave kuqezi.

Kjo do të thotë se e kemi gjithçka në dorë. Me dy fitore do të shkojmë në “Play Off”-in e Europianit 2024 dhe do të kapërcejmë në Ligën A të Ligës së Kombeve. Por ekziston edhe mundësia që këta ta arrijmë me 4 pikë, por kushti është që të mundim Izraelin me 2 gola diferencë. Pastaj mund t’ia lejojmë vetes edhe 1 pikë në sfidën e fundit me Islandën.

Shqipëria dhe Izraeli numërojnë 5 përballje në histori mes tyre, 3 fitore për hebrenjtë dhe 2 për kuqezinjtë. / Oversport.tv

You may also like