Llalla: Musa Xhaferi duhet t’i bashkohet Lëvizjes BESA (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përçarjet në BDI ditëve të fundit eskaluan deri në atë shkallë ku Musa Xhaferi njëri nga protagonistët dhe kryesorët e “Grupit të zjarrit” kërcënoi Ali Ahmetin me luftë brenda BDI-së nëse ky nuk i shkarkon ministrat.

Për analistin Arben Llalla kërcënimet e tilla nuk çojnë peshë pasi figura e Xhaferit nuk ka kredibilitet as tek votuesit e as tek BDI-ja.

“Musa Xhaferi nuk ka ndonjë personalitet tek votuesit apo edhe tek BDI-ja, Ai gjithmonë ka fituar postet falë hijes së Ali Ahmetit, është njeri nën hijen e Ali Ahmetit prej nga 2002” tha Llalla.

Sa i përket sa a ka të drejtë të kërcënojë duke mos qenë BDI pasi në 2021 doli kundër BDI-së në Kërçovë me Fatmir Limanin, Lalla shprehet se ai nuk ka personalitet dhe nuk ka kredibilitet brenda BDI-së dhe nuk ka kapacitet për të dëmtuar BDI-në. Llalla shprehet se BDi-ja është mirë që të përjashtojë nga partia.

Ai më tej thotë se Musa Xhaferi duhet ti bashkohet Lëvizjes BESA, pasi në 2021 doli kunër BDI-së në Kërçovë, dhe sot kemi Fatmir Limanin në BESA e ky i fundit ka pasur mbështetje të madhe nga Musa Xhaferi.

“Musa Xhaferi bën mirë ti bashkangjitet Lëvizjes BESA, se atje mund ta gjeje vetveten. e them edhe një herë nuk ka potencial shoqëror, potencial trup votues të formojë parti. Nuk ka edhe kapacitete intelektuale në fushën e politikës. Ai në zgjedhjet lokale ishte kundër Fatmir Deharit dhe ju bashkangjit Fatmir Limanit. Pasi Fatmir Limani është bashkangjitur Lëvizjes BESA dhe ky si bishtprapashtese edhe Musa Xhaferi me intrigat e tij Lëvizjes BESA” tha Lalla.

Në lidhje pas përçarjes a mund të hapet parti e re nga “grupi i zjarrit”, Llalla nuk mendon se ky grup do të hap parti të re, pasi Izet Mexhiti dhe Blerim Bexhetit do të mbeten në BDI , por BDI-ja do të ketë tkurje.

Video:

You may also like