Liverpooli ngre trofeun e parë sezonal, fiton Superkupën e Anglisë ndaj Cityt

by admin
Spread the love

Liverpooli është fituesi i Superkupës së Anglisë pasi mposht në finale kampionët e sezonit të kaluar të Premier League, Manchester City me rezultatin 3-1. Golat e Alexander-Arnold, Salah dhe Nunez i dhanë fitoren ekipit të Klopp që ngriti trofeun në King Power Stadium.

Është Trent Alexander-Arnold ai që hap siparin e golave në këtë takim pas 21 minutash lojë. Mbrojtësi i djathtë mposht portierin kundërshtar duke çuar shifrat e takimit 1-0.

Liverpooli vazhdon të kontrollojë ndeshjen dhe fiton më shumë terren se kundërshtarët. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me rezultatin minimal 1-0 për të besuarit e Klopp.

Në pjesën e dytë Julian Alvarez rihap takimin duke vendosur sërish gjithçka në baraspeshë. Sulmuesi argjentinas shfrytëzon një rrëmujë në zonë dhe i çon shifrat në 1-1.

Megjithatë, është sërish Liverpooli ai që merr epërsinë këtë herë me Mohamed Salah. Egjiptiani kaloi të tijët në avantazh pasi realizoi golin e dytë me 11-metërsh.

Për të vulosur takimin mendon blerja më e bujshme e Liverpoolit në këtë merkato, Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian realizoi golin e tretë të takimi pak minuta përpara sinjalizimit final të gjyqtarit. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like