Liverpool shkruan historinë në Premier Ligë

by admin
Spread the love

Liverpooli mbrëmë (e enjte) fitoi ndaj Newcastles me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 17-të në Premier Ligë.

Me fitoren 3-1 ndaj Newcastle skuadra e Liverpoolit, jo vetëm që regjistroi fitoren e tetë radhazi për të në të gjitha garat, por njëherësh shënoi edhe dy rekorde historike për të dhe trajnerin, gjerman Jurgen Klopp.

Me këtë fitore, Liverpooli bëhet skuadra e parë në historinë e futbollit anglez, që arrin shifrën e 2.000 fitoreve në Premierë Ligë.

Po ashtu, rekordi tjetër historik ishte edhe fitorja e 150 e trajnerit, Jurgen Klopp në krye të pankinës së Liverpoolit, duke u bërë edhe trajneri i parë në historinë e “The Reds” që e arrin këtë shifër, transmeton zëri.

Trajneri gjerman pati gjithsej: 237 ndeshje (150 fitore, 54 barazime, 33 humbje).

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngrihet në pozitën e dytë me 40 pikë një më pak se lideri Manchester City. 

You may also like