Liverpool luan sezonin në 2 javët e ardhshme, Klopp: Jemi gati për gjithçka

by admin
Spread the love

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Benficas, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

“Nuk e vlerësoj kohën time këtu, duke u bazuar në titujt që kemi fituar. Për mua ka më shumë rëndësi mënyra se si luajmë, sa e kemi zhvilluar skuadrën dhe gjendja në të cilën është klubi.

Ne jemi një klub i shëndetshëm dhe në një situatë shumë të mirë”, ka thënë tekniku gjerman që udhëhoqi Liverpool drejt titullit kampion që mungonte prej 30 vitesh.

“Benfica është një nga tetë skuadra e mbetura në këtë turne. Duket sikur kemi qenë me fat në short, por ata nuk kanë ardhur kot deri këtu. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të tregojmë respektin që ata meritojnë, sepse janë një kundërshtar me vlera”, ka thënë Klopp për kundërshtarin e nesërm.

Liverpool luan sezonin në 13 ditët e ardhshme, pasi luan kundër Benficas në Champions, luan kundër Manchester City në kampionat dhe më pas gjysmëfinalen e Kupës FA sërish përballë skuadrës së Pep Guardiolas.

“E dimë të gjithë se një gabim, një gabim i vogël do të thotë mos arritja e një objektivi. Por nuk ka problem ne jemi të përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë”, ka thënë Klopp. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

You may also like