Liverpool dominon formacionin e vitit, Salah shpallet më i miri i Premier

by admin
Spread the love

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli ka publikuar formacionin e vitit të Premier League, ku duket qartë dominimi i Liverpool në 11-en më të mirë të kampionatit.

Ndonëse skuadra e Jurgen Klopp nuk arriti të fitojë betejën me City për titullin kampion, në formacionin e vitit përfaqësohet me 6 lojtarë.

Alisson, Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Thiago, Salah dhe Mane janë “të kuqtë” që janë zgjedhur më të mirë e Premier.

Kampionët e Manchester City përfaqësohen me Kevin de Bruyne, Bernardo Silva dhe Cancelo. Ndërsa Rudiger dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët e tjerë që kanë siguruar një vend në këtë formacion.

Salah është shpallur Lojtari i vitit në Premier për herë të dytë në karrierë, ndërsa Phil Foden ka marrë çmimin e lojtarit të ri më të mirë. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

You may also like