LIVE PARTIZANI-LAÇI/ Përfundon pjesa e parë, Partizani udhëheq falë golit të Skukës

by admin
Spread the love

PARTIZANI-LAÇI 1-0
Shënues: Skuka (pen) 45′ 

45+3’ Laçi pranë golit të barazimit. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Spahiu ka një shans të artë me kokë, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit

45′ Akordohen 3 minuta shtesë

45’ GOOOOOOL PARTIZANI. Demat kalojnë në avantazh. Xhuliano Skuka fiton penalltinë, e merr përsipër e më pas realizon golin e avantazhit. Zhbllokohen shifrat në “Elbasan Arena”

44’ PENALLTI PËR PARTIZANIN Arbitri Shahini konsultohet me sistemin VAR dhe pas pamjeve akordon 11-metërsh

40’ Një sprint fantastik me top në këmbë i Skukës që merr topin në limitet e zonës së Partizanit dhe kalon këdo që i del para deri në zonën e Laçit. Më pas ka një kontakt në zonën e Laçit dhe “Demat” kërkojnë për 11-metërsh

37’ Tjetër karton i verdhë për lojtarët e Partizanit. Këtë herë ndëshkohet Hadroj pas një ndërhyrje ndaj Mazrekaj

34’ Vjen kartoni i parë i verdhë i takimit. Ndëshkohet Rrapaj pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të Mazrekajt

30’ Shumë pranë golit Partizani. Një harkim i Skukës në zonë gjen të lirë Ëngjëll Hotin që provon menjëherë të gjejë kuadratin, por topi shkon ngjitur me shtyllën

27’ Vjen rreziku i parë në portën e Partizanit dhe mban firmën e një ishi si Mentor Mazrekaj. Sulmuesi i Laçit godet fortë në drejtim të portës së Rexhepit, por ky i fundit grushton topin

22’ Laçi kërkon të befasoj Partizanin me kundërsulme, por tentativat nuk janë të suksesshme

17’ Një tjetër tentativë e rrezikshme e Partizanit me Rrapaj që lëshon një predhë, por topi nuk gjen kuadratin

16’ Hoti provon me një goditje dënimi në limitet e zonës. Goditja e tij shkon drejt kuadratit të Laçit, por aty është Dajsinani që grushton topin

12’ Është Partizani që ka kontrollin e lojës në minutat e para të takimit, por në nuk ka shumë raste të rrezikshme

6’ Partizani jep sinjalin e parë të këtij takimi. Është Rrapaj që provon të kapë në befasi portierin Dajsinani me një goditje nga distanca, por topi nuk gjen kuadratin.

1’ Starton takimi në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI (4-3-1-2) Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Da Silva, Skuka. Trajner: Giovanni Colella

LAÇI (4-2-3-1): Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Alla, Turkaj; Manellari, Ziko; Spahiu, Babatunde,Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Dejan Vukicevic

 

You may also like