LIVE MILAN-INTER/ Nis derbi historik, i pari që mund të vendosë titullin kampion

by admin
Spread the love

Derbi i Milanos sot mund të jetë vendimtar për titullin kampion në Serinë A. Ai mund të dekretojë titullin kampion për Interin që sot në rast fitoreje, edhe pse zikaltrit nuk janë në trysni, pasi tashmë festa për yllin e dytë në fanellë është thjesht çështje kohe.

Milani do të mundohet të prishë festën zikaltër në një duel ku trajneri Pioli ka çuditur paksa me zgjedhjet që ka barë sot. Ai ka rreshtuar Rafael Leaon si qendërsulmues, duke vendosur pas krahëve të tij treshen Musah-Pulisiç-Loftus-Çik.

Nga ana tjetër, Darmian është mes titullarëve të Inzagit në prapavijë, teksa sulmin e udhëheq dyshja Lautaro Martinez-Turam.

LIVE MILAN-INTER 0-0

NGJARJET KRYESORE

9’ Pak momente tensioni në fushë, me Adli dhe Martinez e Mkhitarjan që përplasen.

7’ Bastoni harkon nga e majta për Darmian, i cili e ul sferën për Lautaro Martinez, por sulmuesi fluturon topin shumë lart mbi traversë.

4’ Martinez nis Turam drejt zonës kuqezi, por mbrojtja e Milanit e ndal me forcë sulmuesin francez.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Gabia, Tomori, Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Çik, Pulisiç; Leao.
Trajner: Stefano Pioli

Inter (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

sssssdasd

PANORAMASPORT.AL

You may also like