LIVE LACIO-INTER/ Gafë e Marusiç, Lautaro Martinez kalon në avantazh skuadrën e Inzagit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Interi do të provojë sot të shfrytëzojë në maksimum hapin e gabuar të Juevntusit në kampionat, për t’u arratisur i vetëm në kreun e renditjes. Por zikaltrit gjenden përballë Lacios ku Simone Inzagi bëri emër si trajner dhe nuk do të jetë një sfidë e lehtë për të.

Sarri ka bërë një lëvizje të papritur në radhët e vendasve, me Luis Alberton në pankinë dhe me Kamadan titullar, pas krahëve të Imobile si qendërsulmues në rreshtimin e bardhekaltërve. Ashtu siç parashikohej, Hysaj e nis ndeshjen e sotme nga stoli.

Ndërkohë, Inzagi i ka besuar Bisek nga minuta e parë në vend të Karlos Augusto, me Darmian i cili do të jetë anësor i djathtë në mesfushë.

LIVE: LACIO-INTER 0-1

Lautaro Martinez 40′ 

KOMENTI LIVE: 

40′ GOOOOL INTER 0-1/ Zhbllokohet sfida, Lautaro Martinez kalon në avantazh skuadrën e Inzagit, pas gafës së Marusiç (VIDEO)

39′ Kërcënon edhe Çalhanoglu me një gjuajtje nga distanca, por pa sukses!

30′ Interi reagon me francezin Turam, që provon me një gjuajtje të rrezikshme diagonale, por mungon saktësia, topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Harkim nga majta, Imobile provon me koke, por nuk koordinohet siç duhet, tentativa e kapitenit shkon jashtë kuadratit.

26′ Turam është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj mbrojtësit Gila.

23′ Sërish rrezikshëm Lacio, që ka marrë frenat e lojës, Imobile për pak nuk devijon një harkim të Guenduzit nga e djathta. (VIDEO)

17′ Tjetër tentativë e Lacios, me Kamadën, por i vëmendshëm Zomer, që kontrollon gjithçka. (VIDEO)

11′ Kundërpërgjigjet Lacio me Kamadën që provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por sfera devijohet nga Baston idhe shkon në goditje nga këndi. (VIDEO)

4′ Pranë golit Interi me Turam, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtë Kazale që largon rrezikun në këndore. (VIDEO)

1′ Lacio e nis në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi pas vetëm 24 sekondash lojë.

1′ Starton sfida në “Olimpico”.

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO (4-3-3): Provedel; Lazari, Kazale, Xhila, Marusiç; Guenduzi, Rovela, Kamada; Felipe Anderson, Imobile, Zakanji.
Trajner: M. Sarri

INTER (3-5-2): Somer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

sdfsdffsdfsdsdsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

You may also like