LIVE FROZINONE-JUVENTUS/ Vlahoviç shënon sërish, por VAR-i i prish festën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Frozinone pret Juventusin në shtëpi, në sfidën e javës së 17-të të Serisë A italiane.

Bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja në mënyrë që mos të humbasin më shumë terren në garën për titull me Interin, pas atij barazimi që morën një javë më parë përballë Xhenoas.

Nga ana tjetër, skuadra e Di Françeskos kërkon që të surprizojë Alegrin dhe të marrë një rezultat pozitiv.

Në stolin e Frozinones shihet rikthimi i Marvin Çunit, teksa mungon Arijon Ibrahimoviç.

LIVE:

FROZINONE 1-2 JUVENTUS

51′ Baez/ Jildiz 12′, 82′ Vlahoviç

NGJARJET KRYESORE:

90′ Vlahoviç shënon golin e tretë, por VAR-i i prish festën për shkak të pozicionit jashtë loje. (VIDEO)

82′ GOOOL JUVENTUS 1-2/ Vlahoviç merr një pasim të mirë në zonë dhe godet me kokë duke shkundur rrjetën e Turatit. (VIDEO)

72′ Harroui lëshon një goditje të mirë drejt trekëndëshit, por Shezni bën një pritje të bukur. (VIDEO)

58′ Soule tenton të befasojë Sheznin, por topi shkon afër shtyllës së djathtë dhe del jashtë loje. (VIDEO)

51′ GOOOL FROZINONE 1-1/ Baez merr një top të mirë dhe bën një goditje duke e dërguar në këndin e poshtëm majtas. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

27′ Zëvendësim i detyruar te Juventusi. Largohet i dëmtuar Aleks Sandro dhe në vendin e tij futet Gati.

21′ Kambiaso ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën tjetër ndaj Romës.

12′ GOOOL JUVENTUS 0-1/ Jildiz lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfdia në “Benito Stirpe”!

FORMACIONET ZYRTARE:

.01321

PANORAMASPORT.AL

You may also like