LIVE EKUADOR-ITALI/ Mbyllet pjesa e parë në “Red Bull Arena”, të kaltrit në avantazh falë perlës së Pelegrinit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Do të startojë në orën 21:00, miqësorja mes Italisë dhe Ekuadorit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Red Bulla Arena” të Nju Jorkut. Një duel ky që do t’i shërbejë trajnerit Spaleti në prag të Europianit të qershorit, ku të kaltërit janë në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.  

Italia vjen në këtë duel pas triumfit në datën 21 mars ndaj Venezuelës. Për sa i përket formacioneve zyrtare, Spaleti ka hedhur nga minuta e parë plot 4 futbollistë të Interit, bëhet fjalë për Bastonin, Darmian, Dimarko dhe Barela, ky i fundit mban edhe shiritin e kapitenit. 3 lojtarë vijnë nga Premier Liga, portieri Vikario, Zhorzhinjo dhe Zaniolo, ndërkohë që Belanova, Mançini, Pelegrini dhe Raspadori plotësojnë pjesën tjetër të formacionit. 

Për sa i përket Ekuadorit, 3 lojtarët më të rëndësishëm janë Kaisedo i Çelsit, kapiteni Estupinan, që është pjesë e Brajton si dhe Hinkapie i Leverkusen.  

LIVE EKUADOR-ITALI 0-1

3′ Pelegrini

GOLI I PELEGRINIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:  

formacionet

PANORAMASPORT.AL

You may also like