Lituania bëhet shteti i parë i BE-së që refuzon importet e gazit rus

by admin
Spread the love

Lituania është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që refuzon importet e gazit rus, raporton CNN duke cituar kryeministren e shtetit baltik.

“Që tani e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë centimetër kub gaz toksik rus”, tha Ingrida Šimonytė në një postim në Twitter të dielën.

Kjo e bën Lituaninë vendin e parë të BE-së që refuzon importet e gazit rus, shtoi ajo.

BE-ja është zotuar të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus me 66% deri në fund të këtij viti.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të nevojave për gaz natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit. Marrë së bashku, kjo tregti vlen dhjetëra miliarda dollarë në vit për Rusinë.

Artikulli paraprakKeni lindur gjatë muajit Prill? 12 arsye pse jeni të veçantë

You may also like