LITUANI – Presidenti Nauseda: Bisedimet e paqes ruso-ukrainase një hap përpara

by admin
Spread the love

LITUANI, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka mirëpritur bisedimet e paqes midis delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa shprehu skepticizëm lidhur me shanset e tyre për të patur sukses.

“Si një përpjekje e caktuar për të ulur tensionet, ky është një hap përpara. Megjithatë, nuk kam shpresa të mëdha deri më tani”, tha ai në një intervistë televizive, duke shtuar se ishte e mundur, megjithatë, që negociatat mund të hidhnin dritë mbi qëndrimet aktuale të vendeve.

“Mendoj se Ukraina ka fituar forcë nëpërmjet aftësisë së saj për t’i bërë ballë sulmeve të ashpra të armikut. Në të kundërt, Rusia ndoshta ka imagjinuar një shëtitje relativisht të lehtë këtu në tokën e Ukrainës, por tani padyshim që e ka parë që nuk është kështu”, tha Nauseda. “Unë nuk mendoj se Rusia ndihet aq mirë sa u ndje në orët e para të konfliktit”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like