Lista Serbe nuk i voton pesë projektligje, pozita kërkon sqarime

by admin
Spread the love

Deputetët e Listës Serbe, anëtarë të
Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk i kanë
votuar pesë projektligje që ishin në shqyrtim, raporton Ekonomia Online.

Projektligjet që nuk u votuan ishin: i
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar; Projektligjin
për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligjin për dizajnin industrial si dhe
Projektligjin për patentat, me raport amendamente të Komisionit Funksional për
Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniq, teksa
ka lexua projektligjet një nga një dhe ka ftuar për votim, nuk ka dhënë detaje
të tjera.

Përderisa deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni ka
kërkuar të di se pse nuk janë votuar këto projektligje nga kjo parti, raporton
EO.

You may also like