Lista e ushtrive më të fuqishme në botë, RMV-ja e 108-ta në botë – Shqip

by admin
Spread the love

Ushtria e Maqedonisë së Veriut renditet e 108-ta në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, të cilën e ka publikuar portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower”.

Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, të ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia , Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania.

Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila është në vendin e 30-të, Serbia është e 58-ta, Bullgaria e 59-ta, Kroacia e 68-ta, Sllovenia është e 86-ta, Mali i Zi në vendin e 128 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të.

Gjithsej në listë janë 145 vende , të renditura sipas fuqisë së tyre ushtarake dhe gjatë krijimit të listës janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm, si niveli i sofistikimit të pajisjeve ushtarake, financat, gjeografia dhe burimet.

Renditja merr gjithashtu parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe trupave që ka çdo vend, si dhe gjendjen e tyre financiare, gjeografinë dhe burimet e disponueshme. Lista bazohet në armët konvencionale, ndërsa aftësitë bërthamore nuk merren parasysh.

You may also like