Lista e pagave: Ja sa paguhen deputetët dhe kryetari i Kuvendit, kush përfiton më shumë

by admin
Spread the love

Zbulohen pagat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga database i të dhënave që u publikua një ditë më parë, dokument i cili mësohet se ka dalë nga Ministria e Financave.

Dje u publikuan emrat dhe pagat e 637 mijë nëpunësve të administratës publike dhe sektorit privat për muajin janar 2021, ndërsa sot një listë e re me pagat e muajit prill kishte të dhëna për 697 mijë punonjës, përfshirë edhe numrin e telefonit.

Në mesin e emrave të listës së dytë që përkon me muajin prill 2021, janë dhe deputetët e Kuvendit, si dhe të këshilltarëve.

Me pagesën më të lartë, sipas kësaj databaze, është kryetari i Kuvendit me një vlerë prej 228.730 lekë.

Asokohe në këtë pozicion ka qenë Gramoz Ruçi.

Pas tij renditet këshilltari i Kryetarit të Kuvendit me një pagë prej 192.900 lekësh ndërsa pasohet nga deputetja Vasilika Hysi me një rrogë prej 187.610 lekë.

Me të njëjtën shumë rezulton dhe ish-deputeti Myslim Murrizi. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla figuron me pagë 180.286 lekë dhe që pasohet nga një tjetër punonjës, Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore me 174,400.00 lekë.

Mimi Kodheli figuron me pagë 164,609.00 lekë, ndërsa me po të njëjtën pagë figuron edhe Rudina Hajdari.

You may also like