LISBONË – Për herë të parë në histori qeveria portugeze ka më shumë ministre

by admin
Spread the love

LISBONË, 24 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri portugez, Antonio Costa prezantoi ekipin e tij të ri qeveritar duke shënuar kabinetin e parë në historinë e vendit me një shumicë ministresh.

Nëntë nga 17 anëtarët e kabinetit janë gra.

Mariana Vieira da Silva mbetet ministre presidenciale dhe gjithashtu merr një rol të ri si zëvendëskryeministre.

Costa ka udhëhequr dy qeveri të pakicës përpara se Partia e tij Socialiste të rrëmbejë një shumicë absolute të vendeve në parlamentin e vendit në zgjedhjet e janarit.

Kjo shënoi herën e dytë që partia arriti një shumicë të tillë që nga kthimi i vendit në demokraci pas Revolucionit të Karafilit në 1974.

Njëmbëdhjetë nga 17 ministrat e emëruar janë të rinj në ekip.

Ndryshimi më i rëndësishëm është ish-kryetari i bashkisë së Lisbonës, Fernando Medina duke u bërë ministër i Financave.

Ish-ministri i Mbrojtjes Joao Gomes Cravinho bëhet ministër i Jashtëm, me Helena Carreiras që merr postin e Mbrojtjes si gruaja e parë në këtë rol.

Jose Luis Carneiro mbetet ministër i Brendshëm.

Costa ka ulur numrin e ministrive nga 19 në 17.

Ministrat do të bëjnë betimin javën e ardhshme. Ende nuk është shpallur një datë e saktë.

Kosta po përballet me sfida të mëdha.

Rivalët e majtë dhe të djathtë të partisë së tij kanë kritikuar taksat e larta, pensionet e ulëta shpesh nën 300 euro, disa paga të ulëta dhe mungesat në rritje të banesave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like