Liridon Latifi po rikthehet ai i Skënderbeut, shifrat te Vllaznia e thonë këtë

by admin
Spread the love

Liridon Latifi po rikthehet sërish ai i Skënderbeut, të paktën me shifra. Sulmuesi anësor, tashmë 28 vjeç, u rikthyer këtë verë në Abissnet Superiore pas katër vitesh.

Latifi me Vllazninë ka qenë titullar në çdo ndeshje, përveç njërës për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë, dhe ka shënuar 8 gola në 19 ndeshje.

Rekordin Latifi e ka regjistruar në sezonin 2016/17, para se Akademia Puskas të paguante 1 milion euro te klubi korçar për ta blerë.

Sulmuesi anësor shënoi me bardhekuqtë atë sezon 11 gola në 34 ndeshje dhe tani rekordi i tij personal është vetëm 3 gola larg kur janë edhe 16 javë kampionat. / oversport.tv

You may also like