Lind “FIFA Series”, turneu i ri ndërkombëtar. FSHF hoqi dorë nga pjesëmarrja në edicionin eksperimental

by admin
Spread the love

FIFA i ka hapur rrugë zyrtarisht  një aktiviteti të ri të quajtur “FIFA Series”, ku Shqipëria mori ftesë por vendosi të mos ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë eskperimental që zhvillohet në muajin mars.

Turneu i ideuar nga FIFA, ka të bëjë me një miniturne mes katër skuadrash që zhvillohet brenda pak ditësh me sistem grumbullimi në një vend të caktuar. Katër skuadrat janë nga Konfederata të ndryshme, për ta bërë aktivitetin më të veçantë dhe mendohet që duke filluar nga viti 2026, të përfshijë të gjitha ekipet në botë në dritaren ndërkombëtare të marsit.

FIFA ka bërë zyrtare 5 grupet të cilat në muajin mars të këtij viti do të vënë në zbatim këtë projekt pilot dhe bie në sy se pjesë e këtij turneu të ri, mund të ishte Shqipëria. Një nga miniturnetë është ai në Algjeri ku mendohej se do të merrnin pjesë kuqezinjtë përkrah vendasve, Bolivisë dhe Afrikës së Jugut.

Tani vendin e  Shqipërisë në atë turne e ka marrë një tjetër skuadër evropiane, Andorra, pasi FSHF vendosi të mos ishte pjesë e aktivitetit për çështje logjistike si dhe për faktin se me kundërshtarë të tillë, vështirë se skuadra e drejtuar nga Silvinjo mund të mësonte diçka në raport me përgatitjet për Euro 2024.

FIFA SERIES 2024

FIFA Series Algjeri
Algjeri (CAF)
Andorra (UEFA)
Bolivi (CONMEBOL)
Afrikë e Jugut (CAF)

FIFA Series Azerbajxhan
Azerbajxhan (UEFA)
Bullgari (UEFA)
Mongoli (AFC)
Tanzani (CAF)

FIFA Series Arabia Saudite
Kepi i Gjelbër (CAF)
Kamboxhia (AFC)
Guinea Ekuatoriale (CAF)
Guajana (Concacaf)

FIFA Series Arabia Saudite B
Bermuda (Concacaf)
Brunei (AFC)
Guinea (CAF)
Vanuatu (OFC)

FIFA Series Sri Lanka
Butan (AFC)
Afrika Qendrore (CAF)
Papua Nju Guinea (OFC)
Sri Lanka (AFC)

PANORAMASPORT.AL

You may also like