Lihet i lirë Agim Ademi: Ishte keqkuptim, ju tregoj gjithçka ndodhi

by admin
Spread the love

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, është lënë i lirë pas deklaratës së dhënë në polici pas debatit që ka pasur me punonjësin e FFK, Artan Govorin. Ademi më pas ka bërë edhe një deklaratë, përmes së cilës synon të sqarojë gjithçka ka ndodhur.

“Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, debat që kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.

Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.

Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherësh ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 6 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Ademi në Facebook. / oversport.tv

Foto: Agim Ademi, Facebook

You may also like