Ligji “Refaelov”, rregulli që mund të ndryshojë futbollin

by admin
Spread the love

Një gjyqtar belg i ka kërkuar Gjykatës së Bashkimit Evropian në Luksemburg që të shqyrtojë nëse rregulli e UEFA-s që kërkon një numër minimal lojtarësh vendas në skuadrat e futbollit është në përputhje me lëvizjen e lirë, ligjet e punës dhe konkurrencës.

Vendimi u mor të premten nga një gjyqtar i gjykatës së shkallës së parë të Brukselit. Rregulli i imponuar nga UEFA që në vitin 2005 është sfiduar kohët e fundit në Belgjikë si një kufizim në ndërtimin e formacionit dhe përzgjedhjen e skuadrave.

Procesi u iniciua vitin e kaluar nga Royal Antwerp dhe lojtari i atëhershëm i kësaj skuadre, Lior Refaelov, një futbollist izraelit. Nënshkrimi me të ishte sfidë për Federatën Belge të Futbollit për vendosjen e kuotave për lojtarët vendas në ekipin e parë. Një klub belg prej 25 lojtarësh duhet të përfshijë tetë lojtarë që janë rritur në akademi. Të paktën gjashtë prej tyre duhet të jenë të grumbulluar në çdo ndeshje.

Ky është rasti i dytë ligjor i futbollit që shkon në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian, pas mosmarrëveshjes së klubeve të Superligës kundër UEFA-s.


Top Channel

Lajme interesante

You may also like