Liga e Tretë e futbollit të Kosovës sjellë një episod mjaft të shëmtuar/ Gjyqtari vrapon për t’iu ikur sulmeve nga futbollistët

by admin
Spread the love

Liga e Tretë e futbollit të Kosovës ka sjellë një episod mjaft të shëmtuar.

Kësaj radhe nuk është lënduar ndonjëri nga futbollistët, as tifozët nuk kanë qenë të përfshirë, por ishin vet futbollistët që e ndoqën referin për ta sulmuar.

Bëhet fjalë për futbollistët e ekipit të Xërxës të cilët sulmuan gjyqtarin, ku pastaj ky i fundit iku me vrap nga futbollistët që tentonin ta sulmonin.

Xerxa po luante ndeshjen ndaj ekipit të Arbanasit.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët në Kosovë janë cak i sulmeve si fizike edhe verbale.

Ndryshe, Liga e Tretë është niveli i katërt i futbollit në Kosovë.

/Insajderi.org

You may also like