Liga e Kampioneve vazhdon sonte – ja ndeshjet që janë në program për t’u zhvilluar

by admin
Spread the love

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve do të vazhdoj sot me disa ndeshjet tejet interesante, të ndara në dy orare, njëri nga ora 18:45 dhe të fundit nga ora 21:00.

Dy ndeshje në programin e sotëm do të zhvillohen nga ora 18:45, ku Barcelona e pret në shtëpi skuadrën e Dynamo Kyiv, kurse Wolfsburgu do të jetë mysafirë i RB Salzburg.

Në anën tjetër, ndeshja kryesore e ditës së sotme do të fillojë nga ora 21:00 ku Manchester United pret në shtëpi, në stadiumin “Old Trafford” skuadrën italiane Atalanta.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojnë edhe skuadrat si Chelsea e Bayern Munich, ku “Blutë” e Londrës zhvillojnë ndeshje si vendas kundër Malmos, kurse gjigandi gjerman do të jetë mysafirë i Benficas.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22 e gjeni më poshtë.

You may also like