Lidhja e Kristit jashtë dhe njohja me Keisin, reagon përsëri Sabiani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë shprehur haptazi pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë në disa momente intime në Big Brother VIP Albania.

Pas kësaj, ka pasur shpërthime në rrjet duke aluduar për një lidhje që Kristi e kishte lënë jashtë.

Kjo u dëshmua më shumë me reagimin që bëri e dashura e përfolur e Kristit, e cila ka publikuar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor – në nisjen e BBVA.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë ka pasur një reagim nga këngëtari i njohur, i cili jep një mendim në lidhje me këtë histori.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj’, u shpreh ai.

“Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi nuk mund të dali një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda, e të luaj disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vetë”, vazhdoi më tej artisti.

Sabiani ndryshe ka qenë pjesëmarrës në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania

You may also like