Lideri jonë Ali Ahmeti, zotohemi se nga Gostivari kur nuk do të dilni i zhgënjyer – Shqip

by admin
Spread the love

“I nderuar kryetar, lider i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zoti Ali Ahmeti, nisja e kësaj iniciative pikërisht nga Gostivari dhe prania juaj në këto takime na jep forcë edhe më shumë që të zotohemi se nga Gostivari kur nuk do të dilni i zhgënjyer”, tha në fjalën e tij Valdet Xhaferi – kryetar i degës së Gostivarit në takimi informativ “Bashkë për Europë” të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Ai tha se BDI-ja e Gostivarit gjithnjë është e hapur për të dëgjuar qytetarët dhe sugjerimet e tyre.

“Kërkesat që na janë deleguar nga Qytetarët I kemi deleguar në vendin e duhur. Gjatë gjithë kësaj periudhe jemi munduar të jemi transparent. Në prani të liderit të shqiptarëve po shpalosim programin që ka BDI-ja. Sonte e vërtetojmë se jemi gjithnjë me ju, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota juaj”, tha Xhaferi.

Ai numëroi edhe sukseset e BDI-së në nivel republikan. Shtoi se takime të njëjta do të ketë në vazhdimësi.

You may also like