Liderët e LEN-it braktisin takimin e liderëve, Mexhiti: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme!

by admin
Spread the love

Liderët e LIdhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve, informoi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Ai tha se ata takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ.

“Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me këndë ti ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.

Ai tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit.

“Kështu propozimi ynë për datë zgjedhjet të jenë 14 dhe 28 prill, pra më 28 prill jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që të mos vijmë në momente që dikush mos t’i pranoj rezultatet”, tha Mexhiti.

Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Mexhiti, tha se këtë kryeparlamentari Xhaferi po e zgjatë tërë kohën, pra një vit, dhe ka intencë që të mos zgjedhet anëtarë dhe të  mos jetë i kompletuar KSHZ-ja.

 

 

MARKETING



You may also like