Libri i ri Angelina Jolie publikohet në gjuhën shqipe, aktorja ka disa fjalë

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie ka njoftuar për librin e saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkoni ato”, për librin e saj ajo ka thënë se është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Njoftimin ajo e ka bërë në gjuhen shqipe.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar ajo në Instagram./21Media

You may also like