Lewandowski pranë Barçës, Bayerni kundërpërgjigjet me ofertë të re

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Sport”, sulmuesi i Bayernit të Munihut Robert Lewandowski është shumë pranë firmës me Barcelonën, pasi takimet e agjentit të tij Pini Zahavi me drejtuesit e klubit spanjoll kanë qenë shumë pozitive.

Shqetësimi i vetëm në kampin e Barçës, është oferta e re që klubi gjerman i ka bërë sulmuesit polak, një ofertë tunduese, që mund të ndryshojë situatën.

Lewandowski është kthyer në objektivin parësor të sulmit të Barcelonës dhe vetë lojtari tundohet nga një aventurë në Spanjë.

Bayerni është i gatshëm që të mbajë sulmuesin por nuk i ofron më shumë se 2 vite kontratë, ndërkohë që sulmuesi kërkon kontratë 3-vjeçare. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like