Lëvizja Fol dhe PIPS: Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 për qind të planit të punës për vitin 2021

by admin
Spread the love

Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për
Studime Politike (PIPS) kanë prezantuar nivelin e përmbushjes së Planit të
Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ministria e Mjedisit,
Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka përqindjen më të vogël të
realizimit të planit vjetor të punës. Ndërkaq, Ministria e Administrimit dhe
Pushtetit Lokal ka arritur të realizojë 100 për qind planin vjetor prej
periudhës mars deri në dhjetor 2021.

Tutje u be e ditur se në tërësi Qeveria Kurti
ka arritur të realizojë 56 për qind të planit të vitit të kaluar.

Koordinatori i projektit në Lëvizjen Fol,
Erblin Hoxha tha se të gjitha ministritë vitin e kaluar kanë paraparë mbi 700
aktivitete.

“Nga të gjitha aktivitetet që i ka paraparë
qeveria dhe qeveritë, pra në total kanë qenë gjithsejtë 764 aktivitete të
parapara në këtë periudhë, prej të cilave 428 aktivitete janë realizuar, kurse
336 nuk i ka realizuar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ka ministri që ka
realizuar 100 për qind të planit të punës.

“Ministria e vetme që ka 100 për qind të
aktiviteteve të realizuara është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në kuadër të katër objektivave janë paraparë gjithsej 11 aktivitete për
periudhën mars-dhjetor 2021 dhe është ministria e vetme që ka 100 për qind të
aktiviteteve të realizuara në kuadër të periudhës së njëjtë”, njoftoi Hoxha,
teksa shtoi se dikasteri i Financave, Punës dhe Transfereve ka arritur të
realizojë 36,5 të aktiviteteve të realizuara.

“Zyra e kryeministrit ka përfunduar 52 për
qind të aktiviteteve, e nëse e shikojmë të ministria e Jashtme ka paraparë 71 aktivitete,
por që vetëm 35 i ka realizuar ndërsa 36 jo. Ministria e Mjedisit ka realizuar
22 dhe 54 nuk ka realizuar. Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka realizuar 33 aktivitete
ndërsa veç dy nuk i ka realizuar. Ministria e Arsimit ka realizuar 20 aktivitete,
ndërsa 17 tjera nuk janë realizuar”, ka thënë Hoxha.

Për këtë ka reaguar Rexhep Vasolli nga kjo
ministri, i cili tha se ky dikaster ka pasur volum më të madh të aktiviteteve
krahasuar me të tjerat.

Po ashtu, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka numër të madh të aktiviteteve të zhvilluara, ku 94.3 për qind e planit të punës është realizuar. Edhe Ministria e Mbrojtjes shënon numër të madh të aktiviteteve të realizuara, ku 88 për qind e planit të punës ka përfunduar. Ndërkaq, përqindje më të vogël ka Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka arritur të realizojë vetëm 35 për qind të planit të punës.

You may also like