Lëvizja Besa hapi zyrat e reja në qytetin e frymës shqiptare në Manastir

by admin
Spread the love

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka përuruar sot zyret e reja në qytetin e Manastirit.

“Lëvizja BESA po shtrinë aktivitetin e saj në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, përuruam zyrat e reja në qytetin e frymës shqiptare, në Manastir. Zyrat e Lëvizjes do jenë të hapura për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie apo etnike. Para të pranishmëve theksova rëndësinë dhe forcën e qytetit të Manastirit, si qytet i rëndësishëm dhe pikënisje e ndryshimeve kombëtare. Manastirit do t’ia rikthejmë vlerën e dikurshme!

Shtëpia e Lëvizjes BESA është shtëpi e gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kasami, i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiakë të tjerë.

You may also like