Lëvizi indietro në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës. I riu mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë shkaktoi aksident duke u përplasur me një makinë tip Seat.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur lehtë pasagjerët në automjete.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete“, thotë policia./Opinion.al

You may also like