“Levica” bëri kuorumin – shpëtoi Kovaçevskin dhe Ahmetin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rendi i ditës së seancës së 103 në Kuvend është votuar me 62 vota, me mbështetjen e dy deputetëve të “Levicës” – thuhet në një reagim të VMRO-DPMNE-së.

“Levica”, siç transmeton KlanM, reagimin e VMRO-DPMNE-së, ka votuar PËR në seancën parlamentare për rikonstruimin qeveritar dhe edhe njëherë në vepër dëshmuan se janë folirantë e jo opozitë.

Çdoherë kur LSDM-së dhe BDI-së u duhet kuorumi, aty është “Levica” me dy deputetët – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga fotografitë shihet qartë se seanca për rikonstruimin qeveritar nuk kishte mundësi të fillonte pa praninë e “Levicës”, qeveria nuk kishte 61 deputetë, por 60, kurse kuorumin prej 62 e bënë Apasievi dhe Krmovi – percjell KlanM reagimin e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia

You may also like