Letra e Uzunit për Ferencvaros: Është një mirupafshim, jo një lamtumirë

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, ku Granada është skuadra e tij e re.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare largohet kështu nga Ferencvaroshi, skuadër ku arriti të shkëlqente dhe në një kohë shumë të shkurtër u bë edhe idhulli i tifozëve hungareze.

Nëpërmjet një letre të shkruar në rrjetet sociale, Uzuni ka një falënderim dhe një “premtim” për tifozët e skuadrës hungareze.

“Sot është një ditë e trishtë për mua, duke u larguar nga një qytet dhe një klub ku u ndjeva i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, tifozët e Ferencvaros, stafi dhe shokët e mi të skuadrës.

Kjo është arsyeja pse kam dhënë gjithmonë 101% të asaj që kam për fanellën. Faleminderit të gjithëve që thirrët emrin tim dhe më mbështetët në ditë të mira dhe të këqija.

Së bashku ishim të suksesshëm, fituam titullin kampion, u kualifikuam për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, thjesht më mungon Kupës së Hungarisë.

Jam i sigurt se do të kthehem përsëri me ju më vonë në karrierën time. E vetmja gjë që mund të them se tifozët Ferencvaros do të jenë në zemrën time. Ju premtoj se kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Luani juaj, Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale.

You may also like