Lëshohet për qarkullim rruga në Mramor e cila ishte bllokuar pas reshjeve të shiut (VIDEO)

by admin
Spread the love

Është lëshuar rruga në fshatin Mramor të Prishtinës, rrugë kjo e cila ishte bllokuar pas reshjeve të shiut.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri, i cili tregoi se kjo rrugë ka qenë e bllokuar për rreth një orë.

“Lëshohet për qarkullim rruga që çon nga fshati Mramor i Prishtinës në rrugën magjistrale dhe rrugët anësore që lidhen me fshatëra të tjera. Ajo ishte bllokuar pas reshjeve të pasditës së shiut, kjo rrugë ishte jo e qarkullueshme për rreth një orë, ku kanë mbetur automjete të bllokuara me persona brenda dhe një autobus, të cilët vazhduan rrugën pas hapjes së rrugës”, ka thënë ai.

Ndryshe, në fshatin Mramor të Prishtinës uji ka vërshuar edhe disa shtëpi, ku banorët kanë kërkuar ndihmë nga komuna në lidhje me këtë situatë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like