Leonardo: Kërkojmë më shumë respekt, na vjen turp nga ky gjykim

by admin
Spread the love

Drejtuesi i lartë i PSG, Leonardo ka folur pas humbjes 3-1 përballë Nantes në kampionat, duke shfaqur hapur pakënaqësitë me gjykimin:

“Appiah duhet të dilte me karton të kuq (të verdhën e dytë) në rastin e penalltisë. Ne kemi fajet tona, por gjyqtari thotë: “Jo, është Neymar, është Mbappé nuk e jap faull. Është Messi, është PSG, nuk e jap faull”. Ndoshta po gaboj, por kjo është ndjesia. E pranojmë humbjen dhe do të mësojmë prej saj.

Por shumë gjëra nuk u bënë siç duhej, duhet të futemi me një tjetër mentalitet në ndeshjet e kampionatit. Por me gjyqtarin e sotëm, dukej çdo gjë e vështirë. Duket se gjithçka është kundër nesh.

Të gjitha episodet e kësaj sfide ishin kundër nesh, flas për vendime të gjyqtarit që janë të qarta. Kërkojmë më shumë respekt, sepse na vjen turp nga ky gjykim”, ka thënë Leonardo. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like