Aktori, Leonardo DiCaprio ka zbuluar një ndodhi interesante që ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Look Up”, ndërsa ai ishte hedhur në ujë të ngrirë për të shpëtuar dy qenët e tij.
Këtë DiCaprio e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Around the Table” të Entertainment Weekly, ndërsa ka thënë se qentë e tij të quajtur Jack dhe Jill, i takojnë racës huski.
“Në thelb, ata të dy ranë në një liqen të ngrirë,” tha DiCaprio, 47 vjeç. Nuk e kuptova se çfarë bëni në një liqen të ngrirë”, shtoi ai.
Bashkë ylli i filmit Jennifer Lawrence më pas e ndërpreu DiCaprion për ta ndihmuar të tregonte historinë, duke thënë se: “Një nga qentë ra brenda dhe ai u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qenin”.
Aktori fitues i Oscar tha se qentë e tij “nuk e kuptuan konceptin e një liqeni të ngrirë” për shkak të faktit se ata jetojnë në Kaliforni./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");