Lëkundjet më të fundit në Turqi dhe Siri, po kërkohet nën rrënoja për persona të tjerë të bllokuar

by admin
Spread the love

Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi Turqinë dhe Sirinë mbrëmjen e sotme, ndërsa vetëm tre minuta më vonë u pasua nga lëkundje 5.8 ballë.

Një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe kërkim-shpëtimi u dërguan në rajon pas njoftimit se po prisheshin ndërtesa në disa lagje dhe se kishte njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Deri më tani po kërkohet për tre persona të cilët dyshohet se janë nën rrënoja, por ende nuk ka shifra zyrtare.

Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ishte qyteti i Hatajit, dhe ka pasur një thellësi prej 16.7 kilometrash.

“Ne morëm disa njoftime për shkak të tërmetit në qytet, po i vlerësojmë, skanimet tona po vazhdojnë”, njoftoi guvernatori i qytetit Rahmi Doğan, sipas TRT Haber.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ai masë paraprake janë evakuuar pacientët e spitalit shtetëror Isakenderun.

Në fushat aty pranë u ngritën tenda për të evakuuarit, ndërsa 9 pacientë që ndodheshin në reanimacion u transferuan në një spital tjetër.

Njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar nga lëkundjet, por deri më tani nuk dihet nëse ka viktima.

Që prej tërmetit tragjik të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri janë regjistruar shumë paslëkundje të cilat kanë qenë me magnituda të larta.

Deri më tani numri i viktimave është mbi 46 mijë, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja për të nxjerrë trupa të tjerë.


Top Channel

You may also like