Lektori “UEFA Pro” Sylvinho/ Trajneri i Kombëtares jep mësim në kursin teknik

by admin
Spread the love

Këtë sallë e njeh mjaft mirë. Gjithsesi, Silvinjo nuk vuri këmbë në ambientin e Shtëpisë së Futbollit për konferencën për shtyp të radhës.

Synimi ishte krejt tjetër, sepse ajo sallë ishte kthyer në një klasë leksioni për kursin e trajnerëve të nivelit më të lartë në Europë.

Trajneri I kombëtares do të jepte mësim për teknikët e së ardhmes që po kryejnë nivelin e UEFA Pro, pasi më parë kanë marrë licencat B dhe A.

Federata Shqiptare e Futbollit, që I bëri ftesën brazilianit për të qenë profesor në klasë, nuk dha ndonjë hollësi se çfarë përmbajtje kishte leksioni.

Nga pamjet mund të kuptohet se trajneri kuqezi përdori kompjuterin për të shpjeguar skema të ndryshme.

Në një rast, të paktën, iu referua një ndeshjeje të Serisë A italiane, mes Salernitanës dhe Sasuolos për të qenë më konkret në ilustrimin e itj.

Në mes të nxënësve ishte edhe ndihmësi I tij, Zabaleta, ish-lojtari I Vllaznisë, Gilman Lika, apo edhe të tjerë, ndërsa kishte edhe vajza.

Ndërkaq, Silvinjo ka bindur një institucion të madh të statistikate për ta përfshirë në garën për trajnerin e vitit për kombëtaret.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e pati në vend të katërt në një listë me 20 emra, që do të konkurrojnë për të qenë numri 1 I 2023-it.

Silvinjo u fut në këtë listë pasi udhëhoqi Shqipërinë në kualifikimin për në finalet e Kampionatit Europian./abcnews.al

You may also like