Leipzig shkatërron Herthën dhe ngjitet në zonën Champions

by admin
Spread the love

Hertha Berlin është shkatërruar në shtëpi nga Leipzig me rezultatin e thellë 6-1. Në javën e 23 të Bundesligës gjermane ekipi i Tedescos ishte i pandalshëm ku zhvilloi një ndeshje gati perfekte kundër Hertha Berlin.

Ishtë Henrichs ai që nisi festivalin e golave në minutën e 20-të të takmit. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë në favor të miqve. Megjithatë, ishte Stevan Jovetic ai që vendosi gjithçka në baraspeshë në fillimin e pjesës së dytë.

Pas baraspeshës, Leipzig u vu në kërkim të golit dhe gjyqtari i takimit e bëri disi më të lehtë pasi ndëshkoi me karton të kuq Kempf të Hertha Berlin. Miqtë e gjetën  avantazhin në minutën e 64 me anë të Nkunku. Po i njëjti lojtar thelloi edhe më shumë diferencat duke shënuar dygolëshin e tij personal dhe të tretin për Leipzig.

Më pas Leipzig do të ishte i pandalshëm duke plotësuar pokerin me anë të Dani Olmo. Goli i pestë erdhi nga Haidara, ndërsa rezultati tenistik 6-1 u vulos nga Poulsen në fundin e takimit.

Kështu, me këtë fitore Leipzig kap zonën Champions dhe ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë. Nga ana tjetër, krizë totale për Herthën që rrezikon të zbresë në zonën e ftohtë. Ata kanë grumbulluar 23 pikë në 23 ndeshje, një më shumë se Augsburg i vendit të 16-të. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 23
Hertha Berlin-Leipzig 1-6
Shënues:
Jovetic 48’ / Henrichs 20’, Nkunku 64’, 67’, Olmo 75’, Haidara 82’, Poulsen 89’

Foto: RB Leipzig Twitter

You may also like