Leicester City ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër të Conference League, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 danezët e Randers.
I zakonshmi Ndidi e zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas Barnes dhe Daka iu kundërpërgjigjen Hammershoy-Mistrati që kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Në fund realizoi edhe Dewsbury-Hall.
Marseille ka bërë detyrën kundër Qarabag, duke fituar me rezultatin e 3-1. Milik shënoi dy golat e parë të skuadrës franceze, kurse Payet i mbylli llogaritë në shtesë. Fitore mori edhe Bodo/Glimt, që mposhti 3-1 skocezët e Celtic, kurse Partizan Beograd fitoi ndaj Sparta Prague. / oversport.tv
CONFERENCE LEAGUE – Play off, 1/16-at e finaleve
Celtic-Bodo/Glimt 1-3
Shënues: Maeda 79′ / Espejord 6′, Pellegrino 55′, Vetlesen 81′
Leicester-Randers 4-1
Shënues: Ndidi 23′, Barnes 49′, Daka 54′, Dewsbury-Hall 74′ / Hammershoy-Mistrati 45′
Marseille-Qarabag 3-1
Shënues: Milik 41′, 44′, Payet 90+2’/ Kady 85′
Sparta Prague-Partizan B. 0-1
Shënues: Menig 78′
Foto: UEFA Europa Conference League, Twitter