Lega Serie A publikon kalendarin, derbi i Romës dhe Inter-Juventus luhen në 19 mars

by admin
Spread the love

Lega Serie A ka publikuar datat e ndeshjeve të kampionatit nga java e 22-të deri tek java e 29-të. Sa i përket sfidave të rëndësishme të këtyre javëve, spikat Milan-Atalanta në 26 shkurt në orën 20:45.

Përballja Roma-Juventus do të luhet në 5 mars gjithmonë në mbrëmje, ndërsa sfida Napoli-Atalanta do të luhet në 11 mars në orën 18:00.

Derbi i Romës do të luhet në 19 mars në orën 18:00, ndërsa në po të njëjtën ditë në mbrëmje do të luhet derbi i Italisë, Inter-Juventus (20:45).

Takimi Napoli-Milan është programuar për tu zhvilluar në 2 prill në orën 20:45. Të gjitha këto supersfida mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

You may also like