Lecce gjen fitoren e parë në kampionat, mposht në transfertë Salernitanan

by admin
Spread the love

Lecce ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Serie A pasi ka mposhtur në transfertë Salernitanën me rezultatin e ngushtë 2-1. Miqtë arritën të triumfonin falë golave të Ceesay dhe Strefezza, ndërsa për vendasit autogoli i Gonzales nuk mjafton.

Salernitana e nis mirë takimin dhe gjen golin e avantazhit me anë të Coulibaly. Megjithatë, gjytari i takimit e anulon atë për një pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër është Lecce që përfiton dhe në fundin e pjesës së parë zhbllokon shifrat me Ceesay.

Pjesa e dytë ndërkohë nis më mirë për vendasit që baraspeshojnë rezultatin falë autogolit të Gonzalez. Trajneri i Lecces hedh në fushë përforcime të reja për të fituar ndeshjet. Një prej tyre, Strefezza është edhe autori golit të dytë për Leccen që gjen kështu fitoren e parë në kampionat.

Pas shtatë javësh, Salernitana qëndron në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Lecce me 6. /oversport.tv

Foto: Lega Serie A, Twitter

You may also like