Leao: Do tentoj sërish të shënoj me roveshata, kundër Udinese duhet kujdes

by admin
Spread the love

Rafael Leao është një nga lojtarët kryesorë në formacionin e Milanit. Në prag të ndeshjes kundër Udineses, sulmuesi portugez ka folur për kanalet zyrtare të klubit kuqezi dhe ai prek shumë tema, duke nisur nga rritja e tij, tentativat me roveshata, koret e tifozëve dhe sfidën e fundit ndaj Salernitata.

“Dua të vazhdoj të bëj më të mirën time dhe të ndihmoj skuadrën deri në fund të sezonit. Besimi i shokëve të skuadrës dhe atyre që punojnë me mua ka qenë i rëndësishëm për rritjen time”, tha fillimisht Leao, i cili më pas foli për roveshatat.

“I bëj ato gjërat e bukura sepse kam besimin që mund të bëj diferencën në fushë. Uroj që roveshatat e mia dhe shtyllat të kishin përfunduar në rrjetë. Do të kishte qenë e rëndësishme për ekipin. Edhe në ndeshjen e fundit do të kishim fituar dhe do kishim më shumë pikë në renditje. Fatkeqësisht nuk hyri. Do të provoj sërish herën tjetër”.

“Kori i tifozëve për mua është i bukur. Është një nga gjërat më të mira kur tifozët të karikojnë ashtu. Me jep më shumë besim dhe forcë për të bërë më mirë në lojë. Unë dua t;i falënderoj tifozët tanë”.

“Salernitana? Mendoj se krijuam raste në ndeshjen e fundit, por nuk ishte dita jonë. Të paktën barazuam, mund të jetë një pikë e rëndësishme në renditje. të premten duam të bëjmë atë që dimë, ta nisim fuqishëm dhe të jemi të kujdesshëm pasi ata kanë lojtarë të fortë në sulm. Ne luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe është një mundësi për të marrë tre pikët”. / oversport.tv

You may also like