Leao: Barazim i shëmtuar kundër Bologna, tani të fitojmë në Torino

by admin
Spread the love

Rafael Leao, sulmuesi portugez i Milanit, pas ndeshjes kundër Bologna foli për Sky Sport dhe sigurisht që nuk ishte i kënaqur me rezultatin që morën.

“Ishte një barazim i shëmtuar, bëmë gjithçka për të marrë tre pikët. Tani le të mendojmë për ndeshjet e radhës, të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë, të punojmë shumë. Kishte mungesë qartësie dhe do mundohemi të përmirësojmë gjërat që nuk funksionuan. Tani le të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”.

“Duhet të mendojmë se çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë keq. Tani shkojmë në Torino dhe le të mendojmë për fitoren atje”, tha Leao. / oversport.tv

You may also like