LDK telefonon komisionerët u kërkon mbështetje për të dielën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LDK ka shkelur rregulloret e zgjedhjeve, duke tentuar të komprometoj komisionerët.

Një nga
komisionerët që është telefonuar ka arritur të siguroj një audioincizim, ku
dëgjohet anëtarja e shtabit të LDK, por që paraqitet si anonime dhe nuk tregon
emrin e saj. Aty tregon se nga i kanë marrë nunrat dhe me cilat arsye po i
përdorin.

“Ata kanë
marrë listat e Komisionerëve të subjekteve politike, dhe po iu kërkojnë
mbështetje duke tentuar kështu që mbase ta ndryshojnë jashtëligjshëm vullnetin
qytetar”, tha komisioneri për EO.

Komisioneri i
cili ka kontaktuar me Ekonomia Online ka thënë se gjithashtu nesër do ta
denoncojnë këtë rast në Policinë e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar, se këto janë përpjekje dëshpëruese të LDK-së që po e kupton çdo ditë e më shumë se fitoren e kanë të pamundur. Dhe këto veprime jo etike po dëshmojnë frustrimin e saj.

AUDIOINCIZIMI

You may also like