Lazio – Udinese në vazhdime, Muriqi paraqitet 70 minuta – kështu u vlerësua

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi u paraqit sot 70 minuta  për Lazion, në ndeshjen ndaj Udinise që u zhvillua në kuadër të Kupës së Italisë, shkruan Insporti.

Muriqi u zëvendësua me Immobile në minutën e 70’të të takimit. Ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.2

Takimi Lazio – Udinese përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola 0-0, teksa ekipet kanë shkuar në vazhdime.

Ndryshe, sulmuesi prizrenas sipas të gjitha gjasave do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar. Shumë ekipe nga Premierliga kanë shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Ndërsa së fundi, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e mohoi një kalim të mundshëm të Muriqit tek CSKA Moska. /Insporti.com

You may also like