Lazio nuk dorëzohet për mesfushorin, kontratë e re për Milinkovic-Savic

by admin
Spread the love

Lazio po përgatit një ofertë të re katër vjeçare për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, për të shmangur interesin nga Premier League, më konkretisht nga Arsenal dhe Newcastle.

Sidoqoftë, 28-vjeçari nuk ka shfaqur sinjale qëndrimi dhe çështjen e rinovimit e ka spostuar në fundin e sezonit.

Lacialët kërkojnë të marrin masa për yllin e tyre të mesfushës që të mos e humbasin me parametra zero në sezonin e ardhshëm, që është dhe afati i skadimit të kontratës në edicionin 2023/24. Siç raporton Gazzetta dello Sport, kryeqytetasit janë gati t’i ofrojnë një rritje të ndjeshme page në 4 milionë euro plus bonuset, duke përfshirë edhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh.

Përveç klubeve të Premier League, Milinkovic-Savic kërkohet dhe nga Milani dhe Juventusi. Megjithatë, interesin më konkret e ka shprehur Arsenali. Në rast se fitojnë titullin kampion, Topcinjtë e Londrës do të kërkojnë t’i bëjnë një dhuratë vetes në mesfushë, dhe Milinkovic-Savic konsiderohet emri i duhur për skuadrën e Artetës.

Mesfushori 28-vjeçar ka pasur një rol të madh në sezonin e mirë që po bën Lazio në kampionat teksa ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Lacialët renditen në vendin e dytë, pas Napolit, dhe e shohin çdo javë e më pranë futbollit të Champions League.


Top Channel

You may also like