Lazio në alarm, 10 lojtarë rrezikojnë të mungojnë kundër Milanit

by admin
Spread the love

Dëmtimet e lojtarëve shqetësojnë Lazion në prag të ndeshjes së madhe kundër Milanit në kampionat, që do të luhet këtë të dielë dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Janë plotë 10 lojtarë që kanë shfaqur probleme dhe nuk janë stërvitur me grupin në Formello. Strakosha, Adamonis, Marusic, Radu, Cataldi, Pedro, Raul Moro, Luiz Felipe, Patric dhe Milinkovic-Savic bëjnë me dhimbje koke teknikun Sarri, i cili ka në dispozicion vetëm gjysmën e organikës për këtë ndeshje të rëndësishme.

Për momentin klubi kryeqytetas nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, pot 10 mungesa janë shumë dhe nuk është akoma e qartë se sa prej tyre mund të rikuperohen për ndeshjen e radhës kundër Milanit. / Oversport.tv

You may also like