Lazio me Thomas Strakoshën në portë është tjetër, flasin shifrat

by admin
Spread the love

Lazio ka blinduar mbrojtjen dhe meritë të veçantë për këtë ka portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Në 7 ndeshjet e fundit skuadra e Sarrit është më e mira në Serie A, me vetëm 3 gola të pësuar.

Nëse analizojmë periudhën kur Strakosha u bë titullar, pikërisht më 5 dhjetorin e vitit 2021, numrat tregojnë një ndryshim të madh në të gjitha aspektet.

Në 13 ndeshje që ai ka luajtur, 5 prej tyre kanë përfunduar pa pësuar gol dhe interesant është fakti që kanë ndodhur në 7 sfidat e fundit. Mesatarja e golave të pësuar në këto 13 ndeshje është 1 për ndeshje.

Vetëm në 4 sfida, gardiani kuqezi ka pësuar më shumë sesa 1 gol: ndaj Sassuolo, Empoli, Inter dhe Napoli. Lazio ka arritur të marrë 24 pikë, 1.85 për ndeshje me 28 gola të shënuar.

Të gjitha këto statistika ndoshta tregojnë se Sarri gaboi në fillimin e sezonit, kur vendosi t’i besonte portierit Reina. Mediat italiane raportojnë se ai ka nisur bisedimet me Lazion për të rinovuar kontratën dhe kërkon 2 milionë euro në sezon. / oversport.tv

You may also like